Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit më të mirë kundër rrudhave dhe shenjave në treg – dhe çelësi për të mbajtur një çehre të lëmuar, të njëtrajtshme dhe me shkëlqim.
Është një trajtim efektiv për problemet e mëposhtme:
-ndihmojnë në zbehjen e pigmentimit dhe hiperpigmentimit, shenjat e akneve etj
-pengon prodhimin e melaninës duke reduktuar skuqjen e përgjithshme
-rrit elasticitetin e lëkurës
-është bashkëpunuesi më i miri i SPF duke rritur mbrojtjen nga dëmtimi i diellit
Përdorimi:
Në mëngjes dhe/ose darkë, aplikojeni pas pastrimit të lëkurë në fytyrë të thatë. Prisni sa të përthithet dhe aplikoni kremin hidratues. Në mëngjes mos harroni asnjëherë aplikimin e kremit SPF.
E përdorni për herë të parë?
Nëse e përdorni Vit C për herë të parë, ju sugjerojmë të bëni provë vetëm në një zonë të vogël të lëkurës për të parë nëse mund të keni ndonjë lloj irritimi. Nëse keni lëkurë të ndjeshme mund ta perzieni si fillim me hidratuesin tuaj. Nëse nuk ka acarim pas 24 orësh, aplikoni një sasi të vogël në fytyrë. Nëse nuk ka acarim në fytyrën tuaj, rrisni dozën.
Reviews
There are no reviews yet.