Një kombinim me ekstrakte nga xhinsengu i kuq, kompleksi i luleve të bardha, acidi hialuronik dhe askorbik, ky serum cruelty free ndihmon për të përmirësuar pamjen e rrudhave dhe I jep shkëlqimin e munguar lëkurës.
Formuluar me agjentë natyralë mbrojtës që parandalojnë oksidimin e shpejtë dhe e paketuar në një shishe ngjyrë kafe të errët, për të siguruar përbërësit me mbrojtjen maksimale nga rrezet e diellit, Purito ka përmirësuar stabilitetin e këtij produkti.
Përbërësit kryesorë:
Acid Askorbik (Vit C):
Vitamina C e Pastër, Acidi Askorbik, ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës të dëmtuar nga rrezet UV dhe shkëlqen tonin e lëkurës.
Parandalon shfaqjen e rrudhave dhe përmireson ekzistueset duke bashkëpunuar me vitaminën E, janë një super kombinim.
Niveli i pH është 3.5 deri 4.0 për thithjen më të mirë të produktit dhe për të maksimizuar efektin.
Hialuronat natriumi:
Eshtë një formë e acidit hialuronik që tërheq dhe ruan ujin në lëkurë me aftësinë për të mbajtur 1000 herë peshën e vet në ujë.
Parandalon avullimin e lagështisë dhe rikthen ekuilibrin lagështisë së lëkurës.
Përmirëson aftësinë e lëkurës për të mbajtur ujë duke e mbajtur atë të shëndetshme dhe të hidratuar duke parandaluar humbjen e kolagjenit. Duke përmirësuar hiperpigmentimin ose shenjat qe lenë aknet.
Niacinamide:
Niacinamide është forma aktive e vitaminës B3 që përmirëson pigmentimin. Ai përmban përbërës ndriçues të aprovuar nga Ministria Koreane e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave.
Këshillë:
Mund të pritet një ndjesi e ndjeshme shpimi gjilpërash, për shkak të natyrës së vitaminës së pastër C. Eshtë një fenomen që shkaktohet nga ndryshimi në nivelin e pH të lëkurës dhe vitaminës C.
Për lëkurë të ndjeshme, rekomandohet të përdorni një tonik dhe krem hidratues. menjëherë pas aplikimit të Vitaminës C.
Ju mund ta përdorni këtë produkt gjatë ditës, megjithatë, gjatë ditës, mos e harroni kurrë përdorimin e SPF.
Mos e përdorni këtë produkt së bashku me përbërësit kimikë eksfoliant si AHA, BHA, Retinol.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, rekomandohet që së pari të aplikoni një sasi më të vogël në dorë (patch test) dhe rriteni sasinë e aplikimit.
Reviews
There are no reviews yet.