Të njohësh tipin e lëkurës që ke, është po aq e rëndësishme sa të njohësh tipin tënd 😂
Kur ti njeh veten, di shumë mirë se cfarë mund të tolerosh, cfarë jo dhe rrjedhimisht do jesh më e lumtur. Pra, njih lëkurën tënde dhe bëje atë të lumtur sic e meriton, duke i ofruar rutinën e përshtatshme për të. Më poshtë do të flasim për 3 mënyrat se si mund ta përcaktojmë tipin e lëkurës.
1. Testi i “fundit të ditës“
Sipas dermatologes Melannie Palm, mënyra më e thjeshtë për të vendosur cfarë lloj lëkure ke, është të shohësh se si performon ajo në një ditë tipike nga mëngjesi deri në darkë.
Rezultati në fund të ditës | Lloji I lëkurës |
Lëkura duket e shndritshme dhe me yndyrë? | Yndyrshme |
Zona T me yndyrë dhe pjesa tjetër mat? | Mikse |
Pak fare ose aspak me yndyrë ose e skuqur? | Normale |
Lëkura ndihet e tendosur? | Thatë |
Lëkura është e inflamuar, e kuqe dhe të kruhet? | Sensitive |
Ps: Lëkura e dehidratuar nuk është lloj lëkure, por një gjendje e vecantë e saj. Mund të kesh një lëkurë të dehidratuar dhe të yndyrshme, mikse ose të gjitha më lart.
2. Testi i larjes
Mbase një provë një ditore nuk është aq efikase kur gjatë ditës ju mund të keni shumë aktivitete të tjera që mud të ndikojnë si përshëmbull djersa pas palestre etj. Në këtë rast mund të provoni testin e larjes së fytyres. Përdorni një larës të butë dhe delikat dhe mos vendosni asnjë produkt tjetër. Pas 30 minutash shiheni se si ndihet lëkura juaj. Provojeni këtë metodë kur lëkura ndihet relativisht e qetë. (nga ato ditët me fat 🙂 )
3. Takim me dermatologun
Dermatologu juaj mund të ketë disa metoda fotografike për të ndihmuar të vlerësoni më tej sjelljen e lëkurës tuaj nëse është e nevojshme.
Gjithsesi, duhet të kini parasysh që edhe “personaliteti” I lëkurës është pak a shumë si personaliteti ynë. Ti mund të jesh tipi ekspresiv dhe shumë miqësor, por ka edhe ditë kur do të rrish vetëm me jastekun tënd. 😀 Prandaj mund të ketë ditë që është shumë e paparashikueshme. Mbani parasysh që lëkura ndryshon gjatë viteve sepse ndikojnë shumë faktorë si moti, shtatëzania, lokacioni, ushqimi.
Në websiten tonë keni mundësinë të filtroni produktet e duhura sipas tipit tuaj të lëkurës https://koreanbeautyalbania.com/product-category/lekura/